Situata alarmante nga Koronavirusi/ Mjeku pneumolog: Ky është gabimi që po bëjmë

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka dhënë një intervistë për “Abc News”. Ai ka folur rreth situatës së pandemisë në vend, e cila është përkeqësuar ndjeshëm përgjatë ditëve të fundit.

Mezinu tha se ditët më problematike janë nga e 8-12, sepse në këtë moment imuniteti thyhet. Po ashtu, ai shtoi se mjekët po gabojnë me kurën që përdorin te pacientët.

“Zakonisht dita më problematike është dita e 8-12. Ky është momenti kur imuniteti thyhet dhe pacienti ka aplikacionet më të rënda. Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë pavarësisht shenjat që ka fillohet me një terapi agresive, fillonte me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Tek ajo që vënë re është se fillohet terapi që ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dhe fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni”, tha mjeku.

Share With:
Translate »



552 Views