Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë

Numri i infektimeve ditore me koronavirus shënoi sërish rritje këtë të shtunë. Nga 3,015 testime të kryera gjatë 24 orëvë të fundit u konfirmuan mbartës të virusit  547 qytetarë, 80 më shumë se sa një ditë më parë.

Listën e kuqe e kryeson Tirana me 238 infektimeve, e ndjekur nga Bashkia Berat, Fier, Kamëz, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

Shtatë qytetarë të tjerë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 2916 që nga nisja e pandemisë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, dy qytetarë ishin nga Durrësi, dy nga Vlora, ndërsa të tjerët i përkisnin Sarandës, Beratit dhe Tiranës. Moshat e tyre varionin nga 50 deri në 75 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Sa i përket të shëruarve raportohen 409 qytetarë vetëm gjatë së shtunës, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet mbi 7 mijë në të gjithë vendin.

Share With:
Translate »
162 Views