Sizmiologu grek niset drejt Shqipërisë: “Zona ku ra tërmeti, qendër sizmike!”

Sizmiologu grek, Efthymios Lekkas ka reaguar për tërmetin 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Ai tha se dëmi nga tërmeti, veçanërisht në qytetin e Durrësit ku janë shembur disa ndërtesa, vjen për shkak të vjetërsisë së strukturave dhe jo fuqisë së dridhjes.

“Unë nuk mendoj se ky tërmet mund të ndikojë në territorin grek, duke pasur parasysh se ekzistojnë disa struktura gjeologjike në kufirin Greko-Shqiptar, që bllokojnë aktivitetin sizmik nga një vend në tjetrin”, tha Lekkas.

Ky i fundit do të udhëtojë bashkë me ekipin e ekspertëve drejt Shqipërisë sot, për të ndihmuar autoritetet.

Greqia gjithashtu ka dërguar një ekip për të ndihmuar në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Duke folur për ANA-MPA, gjeofizikanti i Universitetit të Selanikut Konstantinos Papazachos, shprehet se vendi ku ra tërmeti është më aktivi në vend.

“Durrësi është një qendër sizmike, veprimtarinë e së cilës e kemi njohur që nga kohërat e lashta”, tha ai, duke shtuar gjithashtu se dëmi mund t’u atribuohet edhe ndërtimeve pa kriter.

Share With:
Translate »
659 Views