S’ka më kopje! Rriten rregullat e maturës shtetërore

Ndryshime rrënjësore do të shohin maturantët vitin e ardhshëm.

Niveli i kalueshmërisë është rritur nga 20% në 25%.

“Testi i maturës shtetërore ka 60 pikë, pra maturanti duhet të sigurojë 15 pikë për të qenë kalues, pasi nxënësi për të pasur aftësitë minimale duhet t’u përgjigjet qoftë pyetjeve me alternative, qoftë atyre me zhvillim”, shprehet Agim Alia, drejtor i QSHA për Top Channel.

Ndryshe nga rregullorja e maturës shtetërore 2019, në rregulloren e këtij viti nuk është parashikuar instalimi i bllokuesve të valëve në mjediset e provimeve nga Komisioni i Maturës.

Megjithatë, masat për të ndalur kopjimin janë shtuar. Rrezikohet humbja e vitit nga maturanti, largimi nga puna e mbikqyrësit apo ndjekje penale për personin e tretë që publikon tezat e provimeve.

“Qoftë persona fizik apo juridik që publikojnë në çfarë do lloj mjeti apo mënyre testet e maturës shtetërore përpara përfundimit të provimit, nga ana e DPAP-së do të bëhet kallëzimi penal dhe pastaj nga organet përkatëse do të nis hetim i thelluar;ndërsa ndaj të gjithëve maturantëve kandidatë që cënojnë dhe shkelin rregullat e maturës shtetërore ato janë të përcaktuara shumë qartë në nenin 26 të rregullores ku aplikohet masa e përjashtimit nga provimi dhe mosnjohja e rezultatit. Nëse maturanti kapet me celular qoftë gjatë hyrjes apo gjatë procesit të provimit ai humbet një vit në rrugëtimin e tij arsimor”, ka thënë Aliaj.

 

Share With:
Translate »
523 Views