“S’kam nevojë për këshilla pa jua kërkuar’. Aurora Ramazzotti u mbyll gojën atyre që komentuan pse s’i jep gji djalit

Pak ditë më parë, Aurora Ramazzotti publikoi një foto në shoqërinë e djalit duke e ushqyer me biberon.

“Darkë e mirë”, shkruan me shaka teksa nxjerr gjuhën.

Pas pak minutash kanë vërshuar komentet pse nuk e ushqente me gji fëmijën. Pse i jepte biberon. Se s’kishte më mirë se qumështi i gjirit.

"S'kam nevojë për këshilla pa jua kërkuar'.

Në raste të tilla Aurora nuk i përton përgjigjet.

“Çfarë thatë? Më patë duke I dhënë qumësht nga shishja dhe jo nga gjiri?” – filloi me ironi Aurora Ramazzotti në sekondat e para. Influencuesja 26-vjeçare rikrijoi një bisedë imagjinare me foshnjën disa muajshe dhe, përmes disa pyetjeve retorike, shpjegoi zgjedhjen për të përdorur shishen për të ushqyer foshnjën.

Thuaj këtyre se mami nuk kishte më qumësht. Si t’ia bëjmë? S’mund të mos hamë. Pastaj mami kaloi në qumësht formulë, sepse nuk i kishte mbetur shumë… ndonjëherë ndodh”.

"S'kam nevojë për këshilla pa jua kërkuar'.

“Vetëm mendoni se ka nëna që thjesht nuk kanë qumësht. Mund të ndodhë. S’ka asgjë që mund të bësh. Çdo përvojë është e vlefshme, ne nuk duhet të kritikojmë nënat për zgjedhjet që bëjnë dhe mbi të gjitha nuk duhet të japim këshilla të pakërkuara”.

Share With:
Translate »
135 Views