“Skenar i mrekullueshëm”, binjakët mashtrojnë vdekjen në barkun e nënës!

Binjakët hodhën poshtë shanset prej 50 për qind për të mbytur njëri-tjetrin në barkun e nënës, me këtë përqafim të pabesueshëm duke i shpëtuar jetën njëri tjetrit.

Mjekët thanë se binjakët ishin monoamniotikë – domethënë që litarët e tyre të kërthizës mund të ngatërroheshin duke mbyllur furnizimin e tyre me oksigjen dhe duke u mbytur.

Kjo është shumë e rrallë, ndodh një në 35,000 binjakë dhe do të thotë se ata kanë ndarë një qese amniotike, në vend që të kenë një secilën prej tyre.

Ndërsa Vicky mamaja e binjakëve shkoi të bënte vizitën në javën e 12, mjeku pa diçka magjike, djemtë e saj u panë të lumtur me njëri-tjetrin dhe duke mbajtur duart.

‘Ishte me të vërtetë një mrekulli’, u shpreh Vicky.

Për fat të mirë, kjo do të thoshte se kishte shumë pak mundësi që binjakët të mbyteshin.

Share With:
Translate »
994 Views