Çfarë po bëjnë gabim gratë shtatzënë në sallën e lindjes që u rrezikon jetën

Ekzistojnë shumë mikrokoncepte të gabuara rreth lindjes si proces, por tashmë nga gjinekologët besohet se më i dëmshmi është koncepti i “ të shtyrit” kur gruaja është në sallën e lindjes. 
Një program i ri i udhëhequr nga Royal College of Obstetricians and Gynaecologists (RCOG) dhe Royal College of Midëives po nxit një mënyrë tjetër të të menduarit që lidhet me momentin më kritik në sallë. Sipas hulumtuesve gratë nuk duhet të sforcohen gjatë lindjes, por doktorët duhet të marrin në konsideratë pozicione të tjera alternative. 
Dhimbja që kalon gruaja në ato momente është sikur të thyhen 20 kocka njëkohësisht dhe kjo gjë përkeqësohet nga sforcimi duke shkaktuar dëmtime serioze ne perineum zona midis vaginës dhe anusit, lëkurë që shpesh çahet me bisturi nga doktorët.
Nëntë në dhjetë gra mund të humbin ndjenjat dhe të kenë probleme afatgjate me sistemin nervor vetem prej atij çasti. 
E gjitha kjo vjen nga koncepti i gabuar që kanë ! Gratë duhet të lindin vetëm shtrirë, ku në të vërtetë mund të provojnë pozicione si në gjunj, të përkulura për të minimizuar kontraktimet. 
Ky program është aplikuar në një spital në Britani dhe sipas rezultateve të botuara në European Journal Of Obstetrics & Gynaecology And Reproductive Biology rezultatet kanë qenë mbresëlënëse.

Share With:
Translate »
852 Views