Smoothie me banane dhe kafe, perfekte për mëngjes

Një koktej i freskët, shumë i shijshëm dhe i përshtatshëm për stinën

Kombinimi i shijes së bananes me kafe e jogurt, ia shton shijen pijes, ndërsa mjalti e kanella e bëjnë më të veçantë.

Përbërësit:

– 1 filxhan instant kafe e vluar dhe e ftohur;
– 1 banane e gjysmë, e prerë në rrathë;
– 1 filxhan jogurt grek i payndyrshëm;
– 1 lugë fara të bluara liri;
– 2 lugë të vogla mjaltë;
– ½ luge të vogël kanellë të bluar;
– ¼ luge e arrave të bluara muskati,
– 6 kube akull.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzieni në blender të fuqishëm (me atë me të cilin mund të thërrmoni akullin) dhe kënaquni me shijen e kënaqshme.

Nëse nuk keni blender të fuqishëm, përbërësit mund t’i përzieni edhe me blender të zakonshëm, ndërkaq akullin sërish shtojeni kur ta shërbeni pijen.

Share With:
Translate »
834 Views