Ja çfarë dhuratash do të bëjë mbretëresha për stafin dhe familjarët

Mbretëresha Elizabeth iu bën dhuratë për Krishtlindje, pjesëtarëve të familjes dhe punonjësve të familjes mbretërore.
Mbretëresha do ju dhurojë punonjësve të saj një bonus, të cilin do mund ta shpenzojnë në një pjesë të dyqaneve të Londrës. Shuma do të variojë në bazë pozicionit të tyre të punës.
Po ashtu mbretëresha do ju dhurojë edhe tre ëmbëlsira tipike Krishtlindeje, të shoqëruara me një kartolinë urimi të firmosur prej saj dhe nga i shoqi, princi Filipp.
Sa i takon dhuratave mes familjarëve, mbretëresha ka menduar një traditë antike të krijuar nga mbretëresha Victoria dhe i shoqi Albert.
Bëhet fjalë për një takim për Krishtlindje, ku shkëmbehen dhurata shpirtërore dhe me kosto të ulët, por edhe simbole të vjetra mbretërore.

Share With:
Translate »
538 Views