Solli në jetë fëmijën e dytë, trupi i 38-vjeçares mbulohet me mijëra tumore

Një grua është mbushur e gjitha me ‘flluska’ pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, që i shkaktoi rritjen e mijëra tumoreve.

Charmaine Sahadeo, e cila vuan nga një rast ekstrem neurofibromatosis, është e mbuluar me flluska që i shkaktojnë shumë dhimbje, duke ia bërë pothuasje të pamundur qëndrimin drejt apo ecjen.

38 vjeçarja nga Chaguanas, Trinidad, thotë se pamja e saj është përgjegjëse për përfundimin e martesës së saj 18 vjeçare si edhe vështirësive financiare për shkak se punëdhënësit tmerrohen nga pamja e saj.

Ajo për më tepër duhet të durojë komentet mizore që vijnë nga njerëzit, me fëmijët që largohen prej saj dhe disa persona që i sugjerojnë të bëjë vetëvrasje.

Sahadeo, e cila është nënë e Caleb, 19 vjeç and Osiris, 15 vjeç, tha: “Kam një nga rastet më serioze të neurofibromatozës në botë.”

Pavarësisht gjendjes së saj, vazhdon që të jetë optimiste: ‘E shoh veten si një person i bukur dhe përpiqem të mos i lejoj njerëzit të ndikojnë tek unë’.

Ajo deri tani iu është nënshtruar dy operacioneve dhe kërkon ndihmë nga ekspertët mjeksorë jashtë vendit.

Duke folur për çrregullimin e saj, Sahadeo: “Kam pasur shenja që kur linda, por u bëra keq 15 vite më parë.

 Ishin shumë të vogla dhe nuk u shfaqën deri pas lindjes së fëmijës sime të dytë. Pasi lindi u bëra shumë keq. Vetëm në fytyrë dhe në kokë 3 mijë ose më shumë. Këto që kam në sy më shqetësojnë më shumë.

Mjekët thonë se mund ti heqin por unë i frikësohem humbjes së shikimit.”

Share With:
Translate »
887 Views