Sot Kajanin e ushqeu babi dhe na tregoi sa është rritur

Me një foto kryebashkiaku Erion Veliaj, tregon pikërisht atë që tha me fjalë rreth tre muaj më parë, se është i përkushtuar me djalin e tij Kajan.

Ndërsa sot vogëlushi mbushi 10 muaj, Veliaj publikoi një nga momentet ku shihet duke ushqyer të birin.

Kajan qëndron i ulur në ndenjësen për të vegjlit, ndërsa babai Erioni i jep me buzëqeshje mëngjesin.

“U rritëm neve”, shkruan kryebashkiaku bashkangjitur me foton e postuar në Twitter.

Gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë, babi Eri tregoi se kalon shumë kohë me djalin, veçanërisht duke u argëtuar.

Share With:
Translate »
464 Views