E dhimbshme! Aktori i njohur humb të birin 12 javë pas lindjes

Aktori i njohur spanjoll Ferdinando Valencia dhe modelja Brenda Kellerman, kanë humbur djalin e tyre 12 javë pas lindjes.

Vogëlushi Dante u diagnostikua me meningjit në ditët e para të jetës dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të luftojë sëmundjen.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi prekës në Instagram.

“Ndërsa ti largohesh, të siguroj se do të më marrë malli shumë. Mirupafshim Dante, lamtumirë dashuria ime!”,- shkruan aktori në foton ku shfaqet bashkë me të birin.

Para 12 javësh aktori u bë baba i binjakëve Tadeo dhe Dante dhe për fat të mirë Tadeo gëzon shëndet të plotë.

Para se Dante të ndërronte jetë, Ferdinando kishte treguar se ishte njeriu më i lumtur në botë dhe herë pas here ndante në rrjetet sociale foto ku shfaqej me djemtë e tij.

Për të pasur një kujtim të përhershëm për vogëlushin, aktori ka publikuar në Youtube një video ku tregon të gjitha momentet që nga ardhja e tij në jetë.

Share With:



3186 Views