Sot martohen Rezarta me Ermalin dhe nuk po kërcen nusja me babain, por dhëndrri me mamanë

Ashtu siç edhe kishin lajmëruar, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i thanë dje “Po” njëri-tjetrit përmes një ceremonie tepër të veçantë e private. Pas romancës 17 vjeçare, çifti i famshëm kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dasma u zhvillua në ambientet e një anijeje në Vlorë me miq e njerëz të afërt të dyshes. Rezarta ka ndarë pamjet e para nga kjo ditë e shënuar për të, protagoniste e së cilës ishte edhe vajza e tyre Hera. Në një postim tjetër, ajo ka publikuar një video të Ermalit teksa ai kërcen me mamanë e tij dhe i puth dorën. “Një princ rritet nga një mbretëreshë”, shkruan Rezarta.

Kujtojmë se Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019. Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan.

Share With:
Translate »
933 Views