Spanja do të lejojë vajzat mbi 16 vjeç të zgjedhin vetë nëse duan të abortojnë

Spanja ka miratuar një projekt-ligj që do të heqë kërkesën që vajzat 16 dhe 17-vjeçare të kenë pëlqimin prindëror përpara se të vendosin të ndërpresin shtatzëninë.

Projektligji i ri synon të reformojë një ligj të mëparshëm për abortin, të miratuar nga Partia Popullore konservatore në 2015.

Zëdhënësja e qeverisë Isabel Rodriguez tha se projektligji përfaqëson “një hap të ri përpara për demokracinë”.

Nëse projektligji miratohet, Spanja do të bëhet vendi i parë në Evropë që u ofron punonjëseve të saj pushim me pagesë gjatë ciklit menstrual.

Në Spanjë, aborti vullnetar lejohet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.

Share With:
Translate »
21 Views