Spanja do të paguajë të rinjtë që të largohen nga shtëpia e prindërve të tyre

Qeveria spanjolle ka miratuar planin me anë të të cilit do të paguajë 250 euro në muaj për të rinjtë me të ardhura të ulëta për t’i ndihmuar ata që të largohen nga shtëpitë e prindërve të tyre, për shkak se ky problem po rritet në vend. Të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç që janë shtetas spanjollë, nga një vend i BE-së, Zvicra ose nga vende të treta me qëndrim të ligjshëm në Spanjë, mund të përfitojnë nga kjo ndihmë.

Përfituesit duhet të kenë të ardhura ekonomike vjetore jo më shumë se 24.318 euro. Sipas të dhënave të vitit të kaluar, rreth 55% e njerëzve midis moshës 25 dhe 29 vjeç jetonin ende me prindërit e tyre, duke e bërë Spanjën një nga vendet në Evropë me përqindjen më të madhe të të rinjve që nuk janë larguar ende nga shtëpia e prindërve të tyre.

Ministrja e Planifikimit Urban tha se kjo mbështetje është e rëndësishme që çmimet e banesave të mos jenë pengesë për pavarësinë e të rinjve.

Share With:
Translate »
62 Views