Spikerja e lajmeve në pritje të ëmbël…

Gazetarja dhe spikerja e njohur e lajmeve në Vizion Plus, Pranvera Borakaj është në pritje të fëmijës së saj të parë. Blitz.al ka mësuar se moderatorja e emisionit “7 pa 5 “ në Vizion Plus po pret të bëhet nënë për herë të parë dhe ky është një moment mjaft i rëndësishëm në jetën e saj.  Spikerja simpatik zbulon për Blitz.al se është në pritje të një vajze dhe ky fakt e ka lumturuar pa fund.

 

Pranvera Borakajn e shohim prej një dekade si spikere të edicioneve informative në Vizion Plus, ndërsa në televizion është shfaqur për herë të parë në moshën 14 vjeçare. Ndonëse ka studiuar për drejtësi, televizioni dhe media kanë qenë gjithnjë pasionet dhe puna të cilës i ka kushtuar një pjesë të mirë të jetës së saj. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë Pranverës, shtatzëni të mbarë!

Share With:
Translate »
1399 Views