Spitali do t’i heqë mjekimin vogëlushes së sëmurë, këngëtari bën gjestin prekës
Ed Sheeran dhuroi një kitarë me një dedikim në të për një vajze të sëmurë, prindërit e së cilës janë në një betejë ligjore me spitalin, për medikamentin që duhet të përdorë e bija. Melody vuan nga Sindroma Rett, që ndikon në zhvillimin e trurit, duke e bërë të pamundur ecjen dhe të folurit.
Spitali ku kurohet vogëlushja ka vendosur që t’ia heqë mjekimin që i eliminon dhembjet vajzës dhe prindërit e saj kanë hyrë në një betejë ligjore, për mos të ndodhur diçka e tillë.
Thirrjes për ndihmë për të mbledhur 50 mijë paund iu përgjigj edhe këngëtari britanik Ed Sheeran, i cili dhuroi një kitarë, me një mbishkrim të tij në të.