Pedagogu vret fëmijët dhe veten, çfarë kishte ndodhur në muajin gusht

Një grua të bukur, dy fëmijë dhe një jetë plotë sukses, që e kishin bërë të famshëm si docent universitar dhe ekspert të shkencave politike, i intervistuar nga televizionet më të njohura amerikane.

Por gjithë kjo nuk mjaftoi që të frenonte pedagogun 58-vjeçar, Peter S. Ruckman, i cili mëngjesin e kësaj të shtune vrau dy fëmijët e tij dhe i dha fund jetës me pistoletë, në shtëpinë e tij në Rockford, të Illinois.

Një çmenduri që me shumë mundësi nisi të ushqehet pas divorcit me të shoqen Heidi, në muajin gusht të vitit 2017, çka prishi harmoninë familjare dhe shkaktoi çrregullime psikologjike tek ai.

Ish-gruaja Heidi, e cila punon në Chicago si avokate, e kishte telefonuar dy ditë rresht, por nuk kishte arritur ta kontaktonte, ndërsa gjatë fundjavës i takonte asaj që të kujdesej për fëmijët.

E shqetësuar nga heshtja e gjatë, gruaja lajmëroi policinë, por tashmë ishte shumë vonë, agjentët u përballën me tre kufomat në orën 07.10 të mëngjesit të së shtunës, shkruan noa.al.

Policia është ende në vijim të hetimeve për të kuptuar shkaqet e krimit tragjik.

Peter S. Ruckman, ishte pedagog i shkencave politike al Rock Valley College dhe në Northern Illinois University, madje njihej edhe si politolog i rëndësishëm, ku kishte analizuar dhe shkruar dy libra për fushatat presidenciale.

Share With:
Translate »
806 Views