Sportisti i famshëm bëhet baba për herë të dytë

Kampioni Olimpik i notit Michael Phelps sapo mori një detyrë të re. Tashmë ai është babai i dy fëmijëve.


Phelps dhe gruaja e tij Nicole, mirëpritën fëmijën e tyre të dytë pikërisht gjatë javës së Lojrave Dimërore Olimpike. Kohë fantastike për të birin e personit që ka marrë më shumë medalje olimpike se kushdo tjetër.

“Momente magjike gjatë ditës së djeshme… Nicole dhe unë kemi dëshirë t’i prezantojmë botës Beckett Richard Phelps”,-postoi Phelps në Instagram ditën e martë, duke e shoqëruar me një foto të bashkëshortes së tij dhe të dy djemve.

“Tashmë kemi një djalë të shëndetshëm dhe një nënë të shëndetshme gjithashtu. Vërtet që ndihem si njeriu më i lumtur në botë” – shtoi ai.

Bashkëshortja e Michael shkroi “Jam e rrethuar nga djem dhe nuk mund të isha më e lumtur se kaq”.

Vëllai i madh i Beckett, fëmija i parë i Michael, i cili gjithashtu është prezent në Instagram me një profil personal, gjithashtu postoi për vëllain e porsalindur

“Jam zyrtarisht vëllai i madh! Gjithçka dua është ta mbaj atë në krahë! Mezi po pres derisa të mund t’i mësoj atij gjithë këto gjëra të bukura rreth botës.”

Share With:
Translate »
585 Views