“S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë”, Ilnisa sulmon Eglën
Gjatë një debati mes Ilnisës dhe Eglës, Ilnisa i ka përmendur aktores faktin se ajo nuk është bërë akoma nënë. Egla e ka marrë situatën me mjaft sportivitet duke i thënë gazetares se mund të bëjë fëmijë kur të dalë nga BBV3.
Ilnisa: S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë.
Egla: Gjuha e trupit flet gjithçka.
Ilnisa: Sa e bukur është kjo mundësi.
Egla: Mund të kem kur të dal, s’më ka ardhur akoma qejfi për të pasur.
Ilnisa: Uroj shumë
Kujtojmë se kjo ngjarje është përsëritur edhe më parë nga ana e Rozës kundrejt Eglës. E lodhur nga “bullizmi” i Eglës, Roza Lati i kërkoi aktores që të mos i drejtohet vajzave me gjuhë ofenduese duke i thënë “ke fëmijë ti?”. Egla nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment dhe e quajti prezantuesen një femër kokëboshe dhe budallaqe.\
View this post on Instagram