Statistikat: Burrat në Shqipëri argëtohen më shumë, gratë përkujdesen për shtëpinë

ndeksi i Barazisë Gjinore nxjerr gjithnjë në pah diferencat e shumta në mënyrën si ndahen përgjegjësitë mes grave dhe burrave. Përsa i përket mënyrës se si e organizojnë ditën dhe shpenzojnë kohën e tyre, gratë janë më të përkushtuara ndaj kujdesit për fëmijët dhe anëtarët e familjes apo duke kryer punë të papaguar në shtëpi. Kjo bën që të kenë më pak kohë të lirë për t’ju dedikuar nevojave personale apo argëtimit.

Përsa i përket përkujdesjes për fëmijët apo persona të tjerë, ajo kryhet nga 51.1% e grave dhe vetëm 24.6% e burrave. Hendeku thellohet kur bëhet fjalë për gatimin dhe punët e përditshme të shtëpisë, pasi ato zhvillohen nga 87.8% e grave dhe 16.1% e burravve.

Kjo pasqyrohet në një përqindje më të ulët të grave sesa burrave, në kohën që i dedikojnë aktiviteteve sportive, kulturore apo argëtuese jashtë shtëpisë.

Të gjitha rezultatet për faktorët e barazisë gjinore mbeten më të ulët në krahasim me mesataren e BE-së. Indeksi në tërësi është më i ulët me 17.6 pikë, teksa Shqipëria renditet e 27 nga 31 vende në renditje.

Share With:



116 Views