Stilisti i njohur shqiptar do të bëhet baba për herë të parë

Këtë javë stilisti i njohur Valdrin Sahiti pritet t’i japë fund beqarisë.

Mësohet se çifti do të kurorëzojë në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare në një ceremoni që do të mbahet në SHBA. Los Angelos, New York ose Las Vegas: këto janë tre alternativat e mundshme që çifti po shqyrton si vendi i duhur për t’u celebruar.  

E megjithatë, përpos këtij lajmi, mësohet se çifti do të bëhet së shpejti prindër Gazeta Ekspres bën të ditur se e fejuara e Valdrinit, Edita Ramadani është në pritje të një fëmije. Nuk dihet ende gjinia e fëmijës, por mendohet se kjo mund të jetë një arsye që çifti ka përshpejtuar përgatitjet për dasmën.

2017 ka qenë padyshim viti i dasmave, ku shumë çifte të njohura të shoë bizit shqiptar kanë zgjedhur t’i japin fund beaqarisë së tyre. Listës së gjatë ku mund të përmendin Turin dhe Orindën, Xhensilën dhe Besin, Marinën dhe Getoarit, do t’i bashkohet edhe Valdrini dhe Edita.

Teksa një lajm të tillë e prisnim nga çiftet e sapomartuara, na erdhi nga një çift që as nuk e kishim menduar: Valdrini dhe Edita.

Urime çifti. /Revista Class

Share With:
Translate »
778 Views