Rrëfimi i Kim Kardashian për tmerrin që ka përjetuar gjatë shtatzënisë me North West

“Keeping Up With Kardashian” këtë vit shënon plot 10 vjet që nga transmetimi i parë, dhe pikërisht për këtë familja është bashkuar në një mbrëmje ku kanë rrëfyer gjëra të pa thëna më parë.

Kylie Jenner nuk foli aspak për shtatzëninë e saj, e ndërsa ishte Kim ajo që bisedoi hapur për shatzëninë me North. Ylli reality show ka treguar se me North mund të kishte pësuar një dështim, por fatmirësisht nuk ndodhi kështu.

“Në një moment fillova të dyshoja se mos e kisha dështuar. Isha shumë e sigurt. Madje dhe mjeku më tha që s’dëgjonte rrahje zemre. Më tha që e kisha dështuar fëmijën. Më pas më tha të rikthehesha për të hequr fetusin. Ndodhi rreth Festës së Falenderimeve dhe ishte festa më e keqe e jetës time”, tregon Kim.

36-vjeçarja ishte përgatitur për të bërë operacion që të largonte fetusin, por papritur, tregon Kim, asaj kishte filluar t’i rrihte zemra.

“Kjo ishte ndjenja më e bukur që mund të kisha përjetuar”, u shpreh Kim.

Kur të gjithë e kanë mendjen te Kylie, Kim tregon tmerrin që ka përjetuar gjatë shtatzënisë me North. Një gjetje e bukur kjo nga familja Kardashian/ Jenner për të larguar vëmendjen. /Revista Class

Share With:
Translate »
728 Views