Stilisti i njohur shqiptar rrëfen emocionet e para e të bërit baba
Lajmi se Edita, bashkëshortja e stilistit të njohur Valdrin Sahiti, është në pritje të ëmbël u konfirmua menjëherë pas dasmës në Las Vegas, edhe pse kishte kohë që në media qarkullonte lajmi se çifti ishin në pritje të një fëmije, ndaj edhe e shpejtuan ceremoninë e martesës, megjithatë vetë Valdrini nuk kishte folur ende për këtë periudhë, e cila, si për çudi të tij, ka filluar ta ndryshojë atë që tani.
Pasi e ka konfirmuar lajmin që po pret të bëhet baba edhe sot në “Rudina”, stilisti tha se Edita është në muajt e parë. Por ajo që ka vënë re më së shumti Valdrini është që kanë filluar të ndryshojnë për ta interesat:
“Ne po presim një bebe. Jemi në muajt e parë, nuk është shumë e kohë e gjatë. Por është shumë interesante që ende pa e parë kanë ndryshuar interesimet tona, bisedat, shumë ndjenjë interesante.”
Nëse është vajzë apo djalë, nuk përbën asnjë problem, thotë Valdrini, duke shtuar se për lajmin edhe e ëma e tij është shumë e emocionuar, madje ka filluar të tregojë edhe një kujdes të tepruar për çiftin: “Ka qenë një dëshirë shumë e madhe e mamit, sepse i ndikuar nga karriera, nga obligimet, nuk kam pasur ndonjëhërë afeksion për fëmijët apo ndonjë ëndërr për rritje të madhe të familjes, por zakonisht, kur i ndjej gjërat, i bëj. Ajo u surprizua shumë nga fakti, është shumë e lumtur, merakoset për gjithçka…” /Revista Class