I dashuri rreh brutalisht nënën e dy fëmijëve

Nëna e dy fëmijëve ka ndarë fotot e lëndimeve të tmerrshme që ajo pësoi kur u rrah barbarisht nga i dashuri i saj boksier, ndërsa vajzat e saj po flinin në dhomën tjetër.

Sarah Wheatley mori lëndime të rënda dhe hunda i ngeli e thyer pasi Russell Mason e goditi duke e lënë pa ndjenja në një hotel në Birmingham muajin e kaluar.

35-vjeçari Mason, është dënuar me 20 muaj burg për rrahje me pasoja të rënda të shëndetit, nga gjykata e Birminghanit në Angli.

“Pasi vajzat ranë në gjumë, shkova në dyqan për të marrë një shishe verë për vete”, tha gruaja e dhunuar. “Kur u ktheva, u ula të pija verën ndërkohë që po bisedoja me disa miq në Facebook”.

“Gjithçka mbaj mend ishte se ai u shfaq në derë dhe më tha: “me kë po flet?” Dhe unë i thashe që jam në Facebook, pas atij momenti nuk mbaj mend asgjë tjetër”.

Share With:
Translate »
1689 Views