Stormi ka nisur të “rrëmbejë” telefonin e mami Kylie-t dhe na lërë mesazhet më të lezetshme në Instagram!

Vogëlushja e Kylie Jenner, Stormi Webster, është një ndër bebushat më të njohur e të komentuar në mbarë botën.

Me qëndrimin, sjelljet e ëmbëlsinë e saj, Stormi ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve dhe merr gjithmonë vëmendjen e  ndjekësve të mamasë së saj në Instagram.

Fansat e Kylie-t presin me padurim foto apo video të Stormi-t, e cila po rritet dita-ditës dhe është kthyer në një zonjushë të vogël.

Tashmë, Stormi është 3 vjeçe dhe ka nisur “të rrëmbejë” telefonin e mami Kylie-t, për t’i bërë video vetes dhe pse jo për të mos i hedhur edhe në Instagram.

Videoja e fundit në InstaStory-n e Kylie-t na shkriu së qeshuri! Stormi ka vendosur një efekt dhe ka filmuar veten, teksa përshëndet “Hii” dhe videoja përfundon me kaq.

Stormi festoi ditën e Shën Valentinit me Kylie-n dhe Travis Scott, të cilët iu bindën dëshirave të së voglës.

Ata e dërguan të bijën në vendin e saj të preferuar, në plazh, ndërsa Kylie ndau një postim në rrjete sociale.

“E sollëm vogëlushen tonë sot në vendin e saj të preferuar. Shpresoj që gjithkush të ketë kaluar një Shën Valentin të gëzuar.”- shkroi Kylie krahas fotos ku kishte shkrepur detin dhe pamjen spektakolare të perëndimit.

Share With:
Translate »
395 Views