“Streha ime e ngrohtë”, Andra Destani bën dedikimin emocionues për 5-vjetorin e të birit

Andra Destani dhe Sinan Hoxha janë prindër të dy djemve. Ayan erdhi në jetë pak muaj më parë, ndërsa djali i madh Ansi feston sot 5 vjetorin e lindjes. Andra ka ndarë disa fotografi të vogëlushit përgjatë këtyre viteve, krahas së cilave ka shkruar disa fjalë zemre.

“5 vite me pare, jeta me perkedheli embel, me emocionin qe ende sot me mbush shpirtin plot! Te pash syte, e kuptova se ne vijim do jetoja mbi enderr. Me mendjen tek ty, zgjohem e fle, sepse te kam bekim prej Zotit, qe zgjodhi t’me ledhatonte me dhuraten e jetes. Te shoh teksa rritesh, aq i vogel ende por mjaftueshem per te qene streha ime e ngrohte, e paqte dhe besnike, e per mua s’ka rrahje zemre me te forte.

Embelsia jote, dashuria e pakursimte qe jep, perkujdesi per vellain, jane buqeta me e bukur e diteve te mia! Jeta eshte e gjate, do te rrezohesh e ringrihesh, por dije se ne cdo hap s’do te jesh kurre i vetem, do te jemi gjithnje kater. Kurre mos e ndal vrapin e jetes, per asgje e askend! Pac bekimet e botes biri im, dashuria ime e pakushtezuar, rrezja e diellit qe me ngroh shpirtin… Gezuar ditelindjen, parajsa ime mbi toke! ANSi”, ka shkruar ajo.

 

 

Share With:
Translate »
271 Views