Arsyeja pse nuk duhet të shqetësoheni kur bebi juaj nuk fle gjatë natës

Në media sociale nënat gjejnë ‘bombardime’ këshillash se si ta bëjnë beben e tyre të flejë i qetë gjatë natës.

E vërteta është vetëm një: bebet zgjohen natën.

Është e vërtetuar qartë se ekzistojnë cikle gjumi dhe të rriturit përjetojnë periudha të shkurtra zgjimi çdo natë, përse presim diçka ndryshe nga fëmijët tanë?

Më tej, një studim i vitit 2018 tregoi se 57% fëmijëve 6 muajsh, nuk flinin gjatë gjithë natës për 8 orë. Si dhe 43 përqind e fëmijëve 12 muajsh mund të zgjohen në mes të natës.

Të sapolindurit duhet të zgjohen për ushqim të shpeshtë. Foshnjat janë duke u mësuar me botën e re dhe nuk është e mundur që ato të qetësohen vetë. Edhe vogëlushët që zgjohen herët ose në mes të natës janë zhvillim normal.

Çdo fëmijë është ndryshe. Ajo që funksionon për një fëmijë nuk do të funksionojë për një fëmijë tjetër.

A ka gjëra që mund të bëni për të nxitur gjumin e mirë tek bebet?

Patjetër.

Ju mund dhe duhet të krijoni një rutinë: banjë, pelenë e pastër, pizhame të rehatshme.

Mund dhe duhet të përpiqeni t’i përmbaheni një programi. Disa ekspertë sugjerojnë ta vendosni fëmijën tuaj në shtrat në një kohë të caktuar, si ora 6 ose 6:30 pasdite, por ora nuk ka rëndësi aq shumë sa zakoni. Konsistenca është thelbësore.

Mund dhe duhet të krijoni një hapësirë e cila inkurajon gjumin. Vendoseni fëmijën tuaj në një dhomë të errët, të freskët dhe të qetë.

Duhet të provoni mjete të ndryshme, për shembull, disa foshnje duan të mbështillen gjatë muajve të parë gjatë gjumit.

Kështu që ndërsa mund të jeni të lodhura, duhet të jeni të durueshme dhe të kuptoni se të paturit e një fëmije që nuk fle gjumë nuk ju bën një prind të paaftë – ose një prind të keq.

Mendoni që shumë shpejt fëmija juaj do të jetë adoleshent dhe do të lodheni për ta zgjuar nga gjumi.

Share With:
Translate »
119 Views