Streptokokët në hundën e fëmijëve transmetohen lehtësisht: Tri simptoma i zbulojnë dhe trajtohen me antibiotikë

Kur vjen moti i ftohtë, shqetësimi më i madh i prindërve të fëmijëve të çerdheve, kopshteve, parashkollorëve, por edhe i fëmijëve shkollorë është që të mos “i mbledhin” disa baktere apo viruse në kolektiv

Të gjithë e dimë që në kolektiv është e vështirë të shmangen, andaj për këtë shkak është me rëndësi të mësoni se ndaj cilave simptoma te fëmijët duhet reaguar dhe kur t’i dërgoni te mjeku.

Një ndër bakteret shumë të shpeshta që qarkullojnë nëpër kolektive është streptokoku, transmeton Telegrafi.

Streptokokët paraqesin baktere gram pozitive, të formës së topit, të radhitura në formë zinxhiri.

Infeksionet streptokokë janë lloj i infeksioneve të shkaktuara me një grup bakteresh Stretpococcus. Janë shumë infektuese dhe shpesh mund të gjenden në fyt, hundë dhe në lëkurë.

Meqenëse ka shumë lloje të ndryshme streptokokësh, edhe infeksionet sillen nga të buta deri te ato më të rënda.

Këto baktere transmetohen edhe më lehtë në mjedise të mbushura me njerëz, si shkolla, kopshte, shtëpi. Veçanërisht ato transmetohen lehtësisht mes fëmijëve, pasi ata shpesh prekin hundën me duar të pista dhe kështu mund të fusin baktere.

Streptokoku në hundë – Simptomat

Një person shpesh nuk e di se ai ka një infeksion, sepse këto baktere shpesh nuk shkaktojnë asnjë simptomë. Por nëse shfaqen disa simptoma, ato janë kryesisht:

▪ Rrjedhje e hundës (verdhë dhe jeshil).
▪ Inflamacion i mukozës së hundës.
▪ Cipa e dhimbshme e hundës.

Si mund ta kuptojmë nëse ka streptokok në hundë?

Diagnoza vendoset duke marrë një tampon nga hunda. Një shtupë hundore kryhet në laborator me një shkop të posaçëm steril. Preferohet mbledhja e sekrecioneve nga hunda për të përcaktuar praninë e mundshme të baktereve. Rezultati është zakonisht gati në 2-3 ditë. Nëse bakteret janë të pranishme në hundë, bëhet edhe një antibiogram, për të përcaktuar se ndaj cilit antibiotik është i ndjeshëm bakteri.

Trajtimi 

Trajtimi është shumë i thjeshtë. Mjeku juaj do t’ju përshkruajë krem me antibiotikë ose pika për hundë, të cilat duhet t’i vendosni rregullisht në hundë, edhe kur vini re se simptomat janë ulur. Ju gjithashtu mund të shpëlani hundën me një solucion të kripur për të lehtësuar simptomat shoqëruese të këtij infeksioni.

Share With:
Translate »
39 Views