Kur kombinohesh në moment të fundit, e bën edhe Aurela me të bijën
Nënat e reja janë të fiksuara pas modës “matchy-matchy”, të veshura njësoj si e ëma dhe e bija. Si duket kjo nuk i ka shpëtuar as Aurela Gaçes me vajzën e saj të madhe Grace. Të dyja janë veshur me kominoshe të zeza dhe bluzë të bardhë. Dhe siç bën humor Aurela si gjithmonë, shkruan: “Kombinejshën, momentejshën”. Pra, na lë të kuptojmë se janë kombinuar në moment të fundit por që duken shumë bukur. Ne mezi presim të rritet Abigail dhe t’i shohim të tre vajzat njësoj. /Kids’ Time/