Stresi pas hekurave, vjehrra e tij kërcen vallen e Tropojës dhe ka dy fjalë për dhëndrin

Bashkëshortja e Stresit, Kejsi e cila ndodhet në Kanada, vijon të jetë mbështetja më e madhe e reperit pas arrestimit të këtij të fundit për trafik droge.

Edhe pse Stresi ndodhet pas hekurave, Kejsi beson në pafajësinë e tij dhe këtë e tregon gjithmonë me postimet e saj në Instagram.

Së fundi Kejsi ka treguar se Stresi ka edhe mbështetjen e familjes së saj, veçanërisht të ëmës.

Bukuroshja ndodhej dje në një festë familjare, ku nuk munguan vallet shqiptare. Në momentin që nisi të luhej vallja e Tropojës, nëna e Kejsit është ngritur për të kërcyer për të nderuar dhëndrin e  saj Stresi, i cili është nga Tropoja:

“Kur del vallja e Tropojës dhe mami thotë: E kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej njëherë për të”, shkruan Kejsi teksa publikon një foto nga vallja.

Pak ditë më parë, Sali Lushaj tha se nusja e tij u ka qëndruar pranë gjatë kësaj kohe, pasi ajo e njeh Stresin dhe i beson atij.

“Ajo e ka marrë me shumë sportivitet sepse e njeh Stresin dhe në asnjë sekondë nuk është ndarë nga ne”, është shprehur ai.

Share With:
Translate »
1357 Views