Studimi i fundit: 2 orë në ditë para ekranit i ngadalëson zhvillimin një fëmije 1 vjeç

Nuk është lajm i ri që qëndrimi përpara ekranit ngadalëson zhvillimin e fëmijës dhe një studim ka përforcuar këtë fakt.

1-vjeçarët që shpenzojnë dy ose më shumë orë në ditë para ekranit mund të rrisin shanset për të përjetuar vonesë në zhvillim, më vonë gjatë rritjes. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën JAMA Pediatria.

Bazuar në të dhënat e 7097 fëmijëve, studimi zbuloi se si kur koha e qëndrimit para ekranit u rrit, po kështu u rritën edhe vonesat në zhvillim, kryesisht në komunikim dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Fëmijët që qëndruan deri në dy orë në ditë para ekranit në moshën 1 vjeç kishin 61% më shumë gjasa që të kishin vonesë në aftësitë e komunikimit deri në moshën 2 vjeçare se sa ata që qëndruan më pak se një orë në ditë para ekranit. Rreziku ishte gati pesë herë më i madh për ata me katër ose më shumë orë në ditë përpara ekraneve.

Aftësitë e tjera sociale, por edhe motorike të zhvillimit të krahëve, këmbëve, duarve, gishtërinjve u ndikuan nga ekspozimi para ekranit.

Share With:
Translate »
54 Views