Studimi zbulon metodën e re të dallimit të gjinisë së bebit gjatë tremujorit të parë

Zakonisht seksi i fetusit përcaktohet nga ultratingujt.

Megjithatë, para se tekonologjia të bënte të mundur gjetjen e gjinisë, duket se vetë trupi i njeriut ka mënyrën e tij për të treguar gjininë e foshnjës. Kërkuesit e Institutit të Ohaios, kanë analizuar 80 femra shtatzënë gjatë tremujorit të tyre të parë. Ata zbuluan se reaksionet kimike në trup tregojnë për gjininë e fetusit. Femrat të cilat mbartnin një fetus të gjinisë femërore prodhonin citokina pro-imflamatore.

Citokinat janë proteina senjalizuese që rregullojnë ndërveprimin mes qelizave imunitar e jo vetëm. Ndër grupet më të rëndësishme të citokinave janë: interferonët, TNF (Tumor Necrosis Factor), interleukinat dhe kemokinat.
Ky imflamacion mund të shpjegojë arsyen pse disa femra përjetojnë dhimbje, asthmë dhe të përzjera gjatë shtatzanisë.

Në një nga pjesëmarrëset e këtij studimi, e cila vuante nga ndjeshmëri e theksuar e alergjive që i shkaktoheshin gjatë shtatëzanisë me vajzën e saj, nuk e kishte këtë problem kur mbante fetusin e seksit mashkull.
Nga kjo dhe shumë raste sudimi të tjera, sipas Dr. Mitchell, gjinia shkakton reaksione të ndryshme tek nënat shtatzënë.

Share With:
Translate »
1036 Views