Sulltanesha ‘Hyrrem’ shet koleksionin e lodrave, bëhet pjesë e nismës “Në fillim fëmijët”

Aktorja turke Meyrem Uzerli, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulltani i Madhërishëm” së fundmi është bërë pjesë e një fushate bamirësie që po zhvillohet nëTurqi. Ajo ka vendosur të shesë lodrat e saj të fëmijërisë të cilat i ka grumbulluar prej vitesh. Në një intervistë ajo është shprehur se është shumë e lumtur që koleksioni i lodrave të saj po shkon për bamirësi për fëmijët. Nisma mban emrin “Në fillim Femijët” dhe pjesë e saj janë bërë edhe mjaft figura të tjera të njohura turke.

Kujtojmë se për Meyrem nuk është hera e parë që bën një gjest të tillë. Aktorja pak kohë më parë nënshkroi një kontratë me një markë të njohur veshjesh dhe fitimet i dha të gjitha për bamirësi.

Share With:
Translate »
1550 Views