Khloe Kardashian është një nga shumë: Pse tradhtojnë burrat gjatë shtatzënisë?

Java e fundit ka qenë me një peshë të jashtëzakonshme emocionale për të gjithë botën, që ka përjetuar si për vete tradhtinë e Tristan Thompson ndaj Khloe Krdashian, shtatzënë. Thuhet se Khloe është po ashtu e tronditur, madje raportohet se ka sjellë në jetë vajzën e tyre, në mes të gjithë kaosit mediatik që ka shoqëruar pabesinë famëkeqe. Tristan e tradhtoi Khloe-n, ndërsa ajo priste fëmijën e tij. Dhe fatkeqësisht aktualisht njeriu më i urryer në Amerikë nuk është as i pari as i fundit që e bën këtë. Sepse siç duket, burrat paskan arsyet e tyre pse i tradhtojnë gratëgjatë shtatzënisë. Psikologu Robert Rodriguez ka zbuluar në librin e tij “What’s Your Pregnant Man Thinking” (çfarë po mendon burri yt shtatzënë) statistika shqetësuese.

Rreth 10% e baballarëve në pritje tradhtojnë gratë gjatë shtatzënisë. Kjo  vjen si pasojë e shqetësimit të tyre se argëtimi dhe qej
do të marrë fund shumë shpejt dhe përgjegjësitë e të paturit një fëmijë do të jenë të tepërta. Por kjo mund të jetë vetëm gjysma e historisë. Sipas terapistëve, motivet e tradhtisë së një burri mund të jenë më shumë seksuale, sesa rrjedhojë e frikës. Gjatë periudhës së shtatzënisë, jeta seksuale kalon një krizë. Është e ndërlikuar e vështirë zikisht, sa më e madhe të jesh aq më i vështirë është akti. Nga ana tjetër ka edhe gra që duan të bëjnë më shumë seks dhe disa burra mendojnë ‘nuk dua të lëndoj fëmijën’. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë tek jeta seksuale gjatë shtatzënisë dhe këto të bëra bashkë me frikën ndaj përgjegjësive, sjellin tradhti. anabel

Share With:
Translate »
1159 Views