Surpriza e mrekullueshme e Borës tremb babain e saj

Ditën e sotme moderatorja e njohur, Bora Zemani ka surprizuar babain e saj me një veprim tepër të veçantë. Ajo ka vendosur të bëjë një tatuazh dedikuar atij, por me shumë kuptim për të dy. Këtë veprim e ka zbuluar vetë moderatorja me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shihet me babain, i cili i ka puthur tatuazhin e bërë për të në shpatull. “Surpriza ime për babin! Grada e kolonelit! (Grada e fundit që ai mbajti, në gati 30 vite punë si oficer aktiv i Forcave të armatosura shqiptare). Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël, me kuptim të madh për mua! Të dua ba’! Jam me fat që të kam dhe ndihem krenare që jam bija jote!! Shpirt i bukur! Ps: Surprizën nuk e priti dhe aq mirë. Në fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura që i kisha bërë vetes, e që kushedi kur shërohej ajo plaga e madhe gjithë gjak. Pastaj kuptoi që ishte tattoo me ngjyrë të kuqe dhe më në fund, shijoji surprizën”, shkruan Bora bashkangjitur me fotot. Duket se moderatorja ka një lidhje të ngushtë me babain e saj e me veprimin e saj të fundit e ka vërtetuar më së miri.

 

Share With:
Translate »
395 Views