Surprizat nga Tolgahan për Almedën nuk kanë fund, i bën dhuratën në shifra marramendëse

Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Saysiman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Almeda ka zbuluar gjininë e fëmijës pak kohë më parë. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe prej disa kohësh çifti ka nisur përgatitjet për pritjen e fëmijës.
Së fundmi çifti ka blerë një vilë 4-katëshe në qytetin e Stambollit, e cila ka kushtuar jo pak, por 4 milionë e 500 mijë lira turke. Shtëpia ka një pishinë funksionale për çdo stinë të vitit dhe një kopësht shumë të madh.

View this post on Instagram

E bukura @almeda92 në pritje të ëmbël ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Mediat turke raportojnë gjithashtu se një dhuratë tjetër që Tolgahan i ka bërë Almedës, është një palestër personale brenda ambienteve të shtëpisë, pajisjet e të cilës kanë kushtuar 50 mije dollarë. Përveç kësaj ai ka punësuar edhe një instruktor, i cili i bën Almedës ushtrime parapërgatitore për lindjen.
Duket se dhuratat do të vazhdojnë edhe për shumë kohë për Almedën në këtë pritje të ëmbël.

Share With:
Translate »
651 Views