Surprizë, Alketa 6-muajshe shtatzënë në videoklipin me Miriamin

Alketa Vesiu ka eksperimentuar shpesh në fushën e muzikës. Edhe pse nuk e ka punë primare, duhet ta mendojë seriozisht sepse ka treguar se di të bëjë gjëra të bukura. Mbrëmë në episodin e parafundit të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” ishte e ftuar Miriam Cani një mikeshe e vjetër e Alketës. Ata kanë risjellë në mendje një nga duetet e tyre që pothuajse e kishim harruar “Don’t sunrrender”.
Kënga ishte realizuar në Gjermani, ku vajzat kishin kaluar kohë cilësore sëbashku. Por Alketa, ashtu si neve, ia kishte mbajtur të fshehtë edhe Miriamit që në atë kohë ajo ishte 6 muajshe shtatzënë me vajzën e saj Nikol. U desh mbrëmja e djeshme që ne të zbulonim këtë sekret. Në fakt Alketa nuk i ka bërë publike asnjërën nga shtatzanitë e saj, ndodhta e ndihmuar nga fiziku që nuk e ka tradhëtuar atë kohë.
Shikoni videon më poshtë për të rikujtur këngën e vajzave. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1073 Views