Lian mbush dy vjeç, Vesa dhe Geri sapo na përlotën

Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj Big Basta sot festojnë ditën më të lumtur të jetës së tyre, dy vjetorin e ardhjes në jetë të djalit të tyre, Lian.
Për prindërit ndonjëherë nuk mjaftojnë fjalët për të shprehur dashurinë që kanë për fëmijët e tyre.
Vesa ka zgjedhur që urimin për vogëlushin e saj ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet e sociale, duke u shprehur me fjalë që mund të dalin vetëm nga zemra e një nëne.


“Zemra ime vogël sot i mbushe dy vjet! Këto dy vjet më rrite edhe mua edhe babin tënd, na bëre të kuptojmë rëndësinë e jetës. Nuk e krahasoj me asgjë sharmin tënd bashkë me inteligjencën dhe sensin e humorit( kur zgjohesh natën për të pirë qumësht dhe ashtu siç je me sy mbyllur na thuaj gëzuar) dëshirën e madhe për librat, futbollin, muzikën raketat. Dhe ti Liani im do të rritesh me të gjithë të mirat e botës ( mami dhe babi të premtojmë se do të rritesh me te gjithë të mirat e jetës) e uroj të bëhesh 100 vjeç, ndërsa mua më ke falur 100 jetë të tjera me energjinë e dashurinë tënde. Gëzuar jeta ime, jam krenare për ty! Të dua mësë shumti në botë”- ka shkruar Vesa bashkangjitur fotos së të birit në “Instagram”.

Fjalë të ndjera i ka dedikuar të birit edhe këngëtari Big Basta.

vesa

Share With:
Translate »
1082 Views