Takimi i parë me bebin: Reagimi dramatik i maces bëhet viral në TikTok

Macet janë të paparashikueshme. Në një moment mund të përkëdhëlen, ndërsa më vonë të injorojnë totalisht. Ndonëse disa sjellje janë të këndshme, të tjerat mund të jenë të çuditshme, si në rastin e një videoje virale në TikTok.

Momenti gazmor ndodhi kur një familje prezantoi macen me foshnjën e porsalindur duke shpresuar se do të ishte një moment emocionues. Megjithatë, diçka tjetër ndodhi. Në video shfaqet macja duke nuhatur foshnjën që po fle i qetë në një karrocë fëmijësh. Macja largohet menjëherë, ecën fshehurazi në dhomën tjetër dhe vjell.

Shumë ndjekës thonë se macja ka qenë në stres dhe është bërë xheloze. “Kur kisha macen time të vjetër, ne morëm një kotele. Macja nisi të villte nëpër shtëpi. Ne menduam se do të ngordhte, kështu që e çuam te veterineri dhe ai na informoi se ajo ishte thjesht xheloze.”

Të tjerë, e patën të pamundur të mos bënin shaka me situatën. “Me siguri ka nuhatur një pelenë të mbushur plot,” shkruan dikush. “Më mek fakti që e kuptoi menjëherë që do të villte dhe iku,” thotë një tjetër. “Macja po mendon: Oh, do të humbas punën,” lexohet në një tjetër koment. “Të paktën pati respekt dhe shkoi në dhomën tjetër.” “Nuk e dua. Më sëmur. Ktheje mbrapsht.”

Macet janë kaq dramatike prandaj janë të adhurueshme.

@caydencazier

Introducing our newborn to our cat didn’t go as planned ???? #catandbaby #cat #catsoftiktok #cats #cattok #catlover #baby #babytiktok #babytok #baby

♬ original sound – caydencazier

Share With:
Translate »
65 Views