Talent, vajza shqiptare Emanuela Frroku fiton tre medalje të arta në Australi

Gjimnastja shqiptare që mbush 15 vjeç në korrik mahniti në kampionatin Australian të Gjimnastikës Ritmike për të rinj.

Frroku po vazhdon të mahnitë me paraqitjen e saj të pametë.

“Vajza-çudi” e gjimnastikës mori pjesë në Kampionatin Kombëtar Australian Junior 2022 që u zhvillua në Bregun e Artë duke fituar tre medalje të arta.

“Ajo na bëri shumë krenarë, edhe një herë”, tha nëna e saj Athanasia Delinicolis për Neos Kosmos.

Mediat greke kanë deklaruar se vajza është me origjinë greke por Emanuela është Shqiptare, babai i saj është Shqiptar nga Mirdita i quajtur  Dritan Frroku.

Më konkretisht, atletja e re fitoi medaljen e artë në “Ball”, medaljen e artë në “Ribbon” si dhe medaljen e artë në kategorinë “Team NSW”.

Emmanuela mbërriti në Australi me prindërit dhe vëllezërit e motrat në korrik 2016 dhe tashmë po na bën krenarë me performancat e saj të pabesueshme jo vetëm në Australi, por në mbarë botën.

Brenda vitit të parë të migrimit të familjes Frroku në Australi, Emanuela arriti të fitonte vendin e parë në Kampionatin Kombëtar Australian të Gjimnastikës Ritmike (2017), përpara se të ngjitej në grada për t’u bërë kampione e shtetit të NSW-së në 2019.

Froku tani po përgatitet të përfaqësojë Australinë në Lojërat Olimpike për të Rinj që do të mbahen në vitin 2022 në Dakar.

Share With:
Translate »
77 Views