“Tani e ka Tolgahan”, Almeda i dhuron bashkëshortit kujtimin nga i ati

Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin Ditë e Re në Rtv Ora në rubrikën “Special Edition by Arjola Shehu” se i ka dhuruar bashkëshortit të saj, Tolgahan kujtimin e të atit.

“Gjithmonë, unë gjithmonë asnjëherë nuk e heq nga mendja. Më shumë tani, mbasi linda Efehan ,do doja shumë ta kisha pranë. Sikur vetëm një ditë, vetëm një ditë të vinte të shikonte Efehan, kaq.  Nuk do doja asnjë gjë tjetër.  Sigurisht që gjithmonë më ka munguar, gjithmonë e kam kërkuar, gjithmonë kam dashur ta kem pranë. Ka qenë një traum për ne, për mua dhe motrën time pasi edhe ajo ishte shumë e vogël, por më shumë ja kam ndjerë mungesën gjatë lindjes”, u shpreh Almeda për të atin. I ati i Almedës është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç.

A zvëndësohet ndonjëherë mungesa e babait?

“Jo nuk zvendësohet, asnjëherë. Në fakt është kjo, këtë gjë e kam vënë re pasi linda Efehan, para një viti kur flisja për babin Almedës i mbusheshin sytë me lot mbas  lindjes së djalit, Efehan ka plotësuar atë pjesë. Mbas Efehan pranova ikjen e babit, pranova që babi nuk është më. Efehan plotëson atë boshëllëkun.”

A mbani kujtime të babit, ndoshta mund t’i kesh dhuruar diçka dhe Tolgahan?

“Është unaza e babit që e mbante gjithmonë tani e ka Tolgahan ja dhashë atij. Ai e mban gjithmonë në varse.“

Share With:
Translate »
372 Views