Tani edhe Albani e pranoi: Kështu si e ka nisur Ameli do t’ia kalojë dhe gjirafës!

Alban Skënderaj ka ndarë në Instagram disa foto të ëmbla gjatë vizitës në kopshtin zoologjik bashkë me vajzën e tij të vogël Ameli.

Këngëtari shqiptar shfaqet tepër i emocionuar me vogëlushen teksa shohin kafshët!

Por gjatë një ndalese në kafazin e gjirafës, Albani ka bërë një koment që me thënë të drejtën e kishim vënë re prej kohësh.

 

Ameli është një vajzë tepër e gjatë për moshën që ka dhe sigurisht që ka kujt t’i ngjajë.

“Si e ke nisur do ia kalosh dhe gjirafës një ditë”, shkruan këngëtari i njohur.

Edhe në fotot e publikuara nga mami Miriam shohim se Ameli është rritur tashmë dhe sa vjen edhe më shumë i ngjan babit të saj.

Share With:



1218 Views