Tatimet bllokojnë shtëpizën e fondacionit bamirës në fshatin e festave

Drejtoria e Tatimeve i kanë prishur festën fondacionit të bamirësisë duke bllokuar për hetime shtëpizën e tij në sheshin qendror të Tiranës

Drejtoresha ka reaguar e alarmuar për këtë prishje imazhi që po i bëhet një fondacioni bamirësie siç është Down Syndrome Albania. I themeluar 6 vjet më parë nga Emanuela Pepkola Zaimi, mamaja e Arbit, një djalë me sindromë Down, DSA është kthyer në një emër të njohur në shoqërinë shqiptare për shkak të punës së palodhur të drejtoreshës së tij, Emanuela duke u kthyer në ndihmë për shumë fëmijë me sindromë Down dhe familjet e tyre që i trajtojnë fëmijët pa pagesë pranë këtij institucioni

DSA mbledh fonde nga donatorë të ndryshëm për t’u siguruar falas terapinë fëmijëve me sindromë Down që mungojnë në institucionet shtetërore. Me DSA Shqipëria ka një institucion të trajtimit të këtyre fëmijëve.

“Prej 6 vitesh, me se tepermi jam munduar te siguroj transparence per organizaten qe kam ngritur me shume mund. Transparenca mbi aktivitetet, fondet e mbledhura jo pak here me eshte kthyer ne bumerang. Shume mendojne qe ne kemi fonde shume, dhe qe mbeshtetjen e kemi te garantuar. T’i vesh nje shirit te tille nje “charity house” te nje fondacioni qe me falni per modestine, eshte model, eshte e turpshme. Sapo me keni hedhur ne toke nje mund e nje imazh qe mezi e kam ngritur ne kurriz jo pak here dhe te femijeve te mi. Ne jemi organizata qe deklarojme cdo punonjes me pagen reale e s’jemi vonuar as nje dite ne pagese te sigurimeve. Ne jemi organizata qe ne faqe te internetit ka bilancet e cdo viti, nje bilanc te vetem jo dy e tre. Biznesi i madh nuk e ben kete, ne e bejme. E me qe e bejme na vihet nje shirit per hetim tatimor. Do flas si plakat tani “Ju kam lene zotin” #naehiqnishiritin #naofendon #nadhemb Po mbledhim fonde per sherbimet e femijeve tane, ato sherbime qe TI SHTET nuk i ofron e as nuk duket se ke ne plan t’i ofrosh”, shkruan drejtoresha e DSA, Emanuela Pepkola Zaimi.

Shtëpiza e DSA ka qenë gjithmonë pjesë e fshatit festiv që kur ai organizohej në rrugën Murat Toptani.

Emanuela përmes një statusi ka sqaruar dhe arsyen përse i është bllokuar aktiviteti. Drejtoria e Tatimeve sipas saj, kërkon një NIPT të dytë për këtë aktivitet, por procedurat janë shumë të gjata dhe koha e këtij aktiviteti shumë e shkurtër, gjithashtu kërkojnë dhe një kasë të dytë fiskale, por Emanuela thotë që kjo sjell kosto shumë të mëdha për një fondacion bamirësie.

“Miq, Shtepizen e Lepurusheve e kemi mbyllur me urdher te tatimeve deri sa te na dale NIPT-i sekondar. Me te drejte deri ketu. Cudia per mua qendron ne faktin se si ky shtet pretendon qe nje OJF te bleje nje kase te re, sa here ka nje veprimtari ekonomike. I bie qe ne leket e donatoreve/apo fondet qe ngreme t’i bejme kasa. Per me teper procedurat jane super te zgjatura ne kohe. Urojme te mbarojme pune shpejt, perndryshe tatimet bejne mire te bejne nje donacion ne DSA. Ndjese ndaj biznesit qe na e ka ofruar me shume dashamiresi kete shtepi, pasi shume mire mund te ishin duke e shfrytezuar me nje biznes qe mund t’jua paguante qerane. Ndjese vullnetareve, te na mirekuptojne”, shkruante dje Emanuela.

Megjithatë ende nuk ka një ndryshim qëndrimi nga Drejtoria e Tatimeve dhe sot Zaimi ka protestuar përmes faqes së saj për këtë veprim që prek një prej fondacioneve që ka ndihmuar më shumë familjet shqiptare.

 

Share With:
Translate »
706 Views