“Taulanti kërkon një motër”, aktori rrëfen pas 30 vitesh shpullat e Yllka Mujos: Unë nuk e shikoj më filmin

Donald Kokona është një arkitekt mjaft i zoti në Tiranë. Emri i tij mund të mos jetë i dëgjuar për të gjithë, por nëse kujton rolin e Taulantit në filmin “Taulanti kërkon një motër”, menjëherë të vjen në mendje fëmija më i famshëm i kohës.

I ftuar disa kohë më parë në një intervistë Donaldi ka rrëfyer si ka qenë jeta e tij herë si Taulant e herë si Donald.

“Sa herë shikoj një objektiv i shmangem. Nuk duroj dot. Në ato vite jam bezdisur nga situatat e atëhershme. Unë nuk e shikoj filmin kur e jep në televizor”, tha ai.

Në jetën reale, Donaldi e kishte një motër dhe një ndër kriteret që mendon se e kanë favorizuar ishte se dinte të llastohej dhe nuk ishte një fëmijë i urtë. E sa i përket punës me Yllka Mujon, Roza Anagnostin e të tjerë, flet me pasion.

“Mbaj mend një skenë kur Yllka Mujo më qëllonte dhe unë nuk qaja, se mendoja kush është kjo që më qëllon, s’është mamaja ime. Dhe unë nuk kam qarë. Në dublën finale, ajo më tërheq veshin dhe ma ka tërhequr aq shumë dhe unë prapë nuk qaja, më shumë qaja nga inati se sa nga dhimbja”, tregoi Donaldi.

 

 

Share With:
Translate »
42 Views