Të afërmit e familjes Lala në zi, mes lotësh tregojnë bisedat e fundit me ta

Që pas 26 nëntorit të afërmit e familjes Lala i ka pushtuar zia.

Mes dhimbjes ata kujtojnë se si 8 persona ndërruan jetë nën rrënoja dhe të afërmit nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar.

Mes lotësh, xhaxhai i familjes Lala, Ali Lala ka treguar për “Fax News” se si zoti i mori familjen e tij nipër, mbesa dhe bashkëshorten.

I moshuari tregon çastet e fundit pas ceremonise mortore të familjareve ndërsa pasi kthehet mëson se i ka vdekur edhe bashkëshortja, pasi pësoi infarkt.

Ai shton se një gjë të tillë nuk do ta harrojë kurrë.

“Griselda mund të shpëtonte, mungonin mjetet për ta nxjerrë. Pasi ra tërmeti kjo ka marrë një goditje, ditën pasi ra tërmeti më tha o burrë t’kem të të çoj ty me dorën time në tokë, hajt i thashë ishalla. Më tha më duket se të tradhëtova, jam duke shku (parandjente vdekjen). Takova disa të afërm më thanë takojmë Fiqirien, i thashë dakort po mos t’i tregojmë se nuk din gjë. Vjehrra e gocës i thotë burrit vet nuk ishte mirë, në orën 3 e kam marrë vesh vdekjen e gruas se isha në varrim. Djalli më thoshte pse nuk më nxjerr në telefon nënën. Tre fëmijët ishin moshatarë më fëmijët e mi”, tha i moshuari.

Kushëriri i tyre Ylber Lala tregon komonikimin e fundit me Griselda Lalën vajzën 20-vjeçare që gjeti vdekjen poshtë rrënojave e cila i kishte thënë vëllait të saj Ramë Lalës “Të jesh mirë ti se unë e pata”.

Share With:
Translate »
460 Views