Të bekuar me një vajzë! Elia Zaharia dhe Princ Leka festojnë 5 vjetorin e martesës: Koha ka fluturuar me ty!

Elia Zaharia dhe Princ Leka festojnë sot 5-vjetorin e martesës së tyre. Çifti mbretëror, prindër të një vajze, u celebruan në një dasmë përrallore të organizuar në Pallatin e Brigadave.

princ leka elia zaharia

Dhe Elia Zaharia ka kujtuar këtë ditë të veçantë, në një postim në Instagram, ku shkruan: “Sot pesë vite më parë. Koha ka fluturuar me ty Princ Leka! Faleminderit për dashurinë dhe përkujdesjet e pakursyera, si në ditën e parë! Faleminderit miq që e bëtë dasmën tonë të paharrueshme, më të bukur se ç’mund ta kishim ëndërruar! Faleminderit Zot që na bekove me vogëlushen tonë, duke na e përmbushur jetën me një dashuri të pakrahasueshme.”

princ leka elia zaharia2

Princ Leka dhe Elia Zaharia mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, Princeshën Geraldinë më 22 tetor.

Martesa e nipit të Ahmet Zogut, të parit mbret të shqiptarëve, Leka II, me aktoren Elia Zaharia, është e dyta martesë e tillë që bëhet në Shqipëri, pas të parës dasmë mbretërore të organizuar më 23 prill 1938, ajo e Mbretit Zog me Geraldina De Nagy Appony.

Çifti trashëgimtar i fronit mbretëror njihen për një jetë të thjeshtë në Tiranë.

ELIA-768x394-2princ leka elia zaharia1princ leka elia zaharia3princ leka elia zaharia4princ leka elia zaharia5princ leka elia zaharia6

Share With:
Translate »
145 Views