Ishte prekur nga Covid-19, ndërron jetë 26-vjeçarja shtatzënë nga Tirana

Një tjetër shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.

Vajza që ndërroi jetë ishte 26-vjeçe dhe ishte në muajt e parë të shtatzënisë.

Pas infektimit me sëmundjen dhe rëndimit të gjendjes shëndetësore, 26-vjeçarja ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë.

Sot u shënuan 7 humbje jete në vend dhe 445 qytetarë të infektuar

Share With:
Translate »
37 Views