Të divorcuar prej vitesh, pse Alketa ka folur gjithmonë për babin dhe kurrë për mamanë?

Gjithashtu Alketa mundohet që të jetë sa më pranë fansave edhe me bashkëbisedimet virtuale që bën herë pas here me ta.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, e ndjekësit kësaj radhe kanë qenë shumë kuirozë të dinë sa më shumë për familjen e moderatores

Të shumtë kanë qenë ata që i kanë kërkuar foto me mamanë e saj dhe Vejsiu nuk ka ngurruar që t’u bëjë qejfin ndjekësve të saj.

“Mamin s’të kam parë asnjëherë t’i bësh surprizë apo t’a nxjerrë në një foto bashkë! Nëna është e shtrenjtë!”, i ka shkruar dikush.

E kësaj, moderatorja e dashur për publikun i është përgjigjur me një video ku shfaqet krah nënës së saj. Që të dyja dëgjohen duke i thënë fjalë dashurie njëra-tjetrës.

“Gjeta një video të para dy viteve”, ka shkruar ndërkohë Alketa bashkëngjitur me imazhin në fjalë.

“Alketa për babin ke folur dhe ngushëllime, po për mamin nuk dimë asgjë”, i ka shkruar një tjetër më pas.

Vejsiu ka postuar sërish një foto me mamanë e saj dhe krahas shkruan:

“Xhulja”, duke e shoqëruar me një zemër të madhe.

Ndërkohë kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, moderatorja humbi babain. Më herët, Alketa kishte zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se i ati ishte i sëmurë, e madje ka qenë i shtruar në një spital në Itali.

Share With:
Translate »
71 Views