“Të dua sa bota mam”! Adrola Dushi feston ditëlindjen, urimi i mamasë së saj na mbushi zemrat plot

Modelja Adrola Dushi feston ditëlindjen! Bukuroshja ka publikuar disa postime në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera ka postuar edhe urimet e personave të dashur për të.

Adrola ka marrë urime edhe nga personazhe të njohur të botës së televizionit, si Alaudin Hamiti, Ervin Kurti, Isida Mollaymeri etj.

Mirëpo, urimi i nënës së modeles ishte pikërisht ai që ra më së tepërmi në sy. E ëma i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla të bijës së saj, duke i uruar realizim të ëndrrave të saj si dhe i shkruan se e do pafund.

Urimi i nënës:

“E bukura ime
E ëmbla
E njoma, e vogla
Sa të duaa
Gëzuar ditëlindjen
Dhe 100 vite sa më të lumtura të uroj në jetën tënde
Zemër unë jam e bekuar që kam një vajzë si ti
Unë pavarësisht se jam larg unë jam aty me ty jetë në çdo sekondë të jetës tende jam pranë
Që ti të ndjehesh e fortë, e sigurt në çdo hap të jetës

Ti je vet e zonja mam
Po mua më dukesh e vogla ime dhe kështu do ngelesh
Të dua pa fund sa qielli, sa toka, sa bota
Zoti t’i realizoftë të gjitha ëndrrat e tua të bukura”

Ndërkohë Adrola ka shkruar: “Të dua sa bota mam” duke e shoqëruar shkrimin me një ‘emoji’ të një zemre të kuqe.

 

Share With:
Translate »
125 Views